Nokia J - Kujdesuni për pajisjen tuaj

background image

Kujdesuni për pajisjen tuaj
Administrojini me kujdes pajisjen, baterinë, ngarkuesin dhe pajisjet ndihmëse. Këshillat e mëposhtme do t’ju ndihmojnë të

mbroni të drejtën e garancisë.

Mbajeni të thatë pajisjen. Reshjet, lagështia dhe të gjitha llojet e lëngjeve ose avujve mund të përmbajnë minerale që

gërryejnë qarqet elektronike.

Mos e ruani ose përdorni pajisjen në vende të ndotura ose me pluhur. Pjesët e lëvizshme dhe komponentët elektronikë

mund të dëmtohen.

Mos e mbani pajisjen në temperatura të larta. Temperaturat e larta mund të shkurtojnë jetëgjatësinë e pajisjes, të

dëmtojnë baterinë si dhe të shtrembërojnë ose shkrijnë pjesët plastike.

Mos e mbani pajisjen në temperatura të ftohta. Kur pajisja kthehet në temperaturën e saj normale, brenda saj mund të

krijohet lagështi që dëmton qarqet elektronike.

Mos u përpiqni të hapni pajisjen.

Modifikimet e paautorizuara mund të dëmtojnë pajisjen dhe mund të shkelin rregullat për rregullimin e radioaparateve.

Mos e shkundni, hidhni, ose goditni pajisjen. Përdorimi me forcë mund të thyejë panelet e qarqeve të brendshme dhe

mekanizmat.

Për pastrimin e sipërfaqes së pajisjes, përdorni vetëm një leckë të butë, të thatë dhe të pastër.

Mos e lyeni me bojë pajisjen. Boja mund të bllokojë pjesët e lëvizshme dhe të pengojë funksionimin e duhur.