Nokia J - Informacion për baterinë dhe ngarkuesin

background image

Informacion për baterinë dhe ngarkuesin
Kjo pajisje ka një bateri të brendshme, që nuk mund të hiqet dhe që mund të ngarkohet përsëri. Mos u përpiqni ta hiqni baterinë

nga pajisja sepse mund të dëmtoni pajisjen.

8

background image

Kjo pajisje është parashikuar të përdoret kur furnizohet me energji nga ngarkuesit e mëposhtëm: AC-10, AC-6, DC-10, DC-6,

DC-11, DC-11K, DT-600, dhe CA-146C . Numri i saktë i modelit të ngarkuesit mund të ndryshojë në varësi të llojit të prizës. Varianti

i prizës identifikohet nga një nga të mëposhtmit: E, X, AR, U, A, C, K ose B.

Bateria mund të ngarkohet dhe shkarkohet qindra herë, por përfundimisht ajo do të konsumohet.

Kohët e bisedës dhe të qëndrimit në gatishmëri janë vetëm përllogaritje. Kohët aktuale varen nga, për shembull, kushtet e

pajisjes, cilësimet e përdorura, gjendja e baterisë dhe temperatura.

Nëse një bateri nuk është përdorur për një kohë të gjatë, për të filluar ngarkimin mund të nevojitet ta lidhni me ngarkuesin,

më pas ta shkëpusni dhe pastaj ta lidhni përsëri.

Nëse bateria është shkarkuar plotësisht, mund të duhen disa minuta që të shfaqet treguesi i ngarkimit.

Kur ngarkuesi nuk është në përdorim, hiqeni nga priza elektrike dhe nga pajisja. Mos e mbani të lidhur me ngarkuesin një bateri

plotësisht të ngarkuar, pasi ngarkimi i tepërt mund të shkurtojë jetëgjatësinë e baterisë. Nëse një bateri plotësisht e ngarkuar

lihet e papërdorur, ajo do të shkarkohet pas një farë kohe.

Mbajeni baterinë gjithmonë midis 15°C dhe 25°C (59°F dhe 77°F). Temperaturat e skajshme zvogëlojnë kapacitetin dhe

jetëgjatësinë e baterisë. Një pajisje me bateri të nxehtë ose të ftohtë mund të mos punojë përkohësisht.

Mos i hidhni bateritë në zjarr sepse mund të shpërthejnë. Asgjësojini bateritë sipas rregullave lokale. Kur është e mundur, i

ricikloni. Mos i asgjësoni ashtu si mbeturinat e përditshme.

Përdoreni ngarkuesin vetëm për qëllimin që është krijuar. Përdorimi i papërshtatshëm ose përdorimi i ngarkuesve të pamiratuar

mund të paraqesë rrezik zjarri, shpërthimi ose rreziqe të tjera dhe mund të zhvlerësojë çdo miratim ose garanci. Nëse besoni

se ngarkuesi është i dëmtuar, dërgojeni në një qendër shërbimi për ta kontrolluar, para se të vazhdoni ta përdorni. Mos përdorni

asnjëherë një ngarkues të dëmtuar. Ngarkuesin përdoreni vetëm në ambiente të mbyllura.