
Karikimi i baterisë
Paralajmërim:
Përdorni vetëm ngarkues të miratuar nga Nokia për përdorim me këtë model të veçantë.
Përdorimi i çdo lloji tjetër mund të bëjë të pavlefshëm çdo miratim ose garanci dhe
mund të jetë i rrezikshëm. Përdorimi i ngarkuesve të pamiratuar mund të paraqesë
rrezikun e zjarrit, shpërthimit ose rreziqeve të tjera.
1 Lidhni ngarkuesin në një prizë në mur.
2 Vendoseni kufjen në mbajtëse.
3 Lidhni kabllin e ngarkuesit me konektorin e ngarkuesit në mbajtëse. Drita e kuqe
treguese kthehet jeshile kur bateria karikohet plotësisht.
4 Shkëputni ngarkuesin nga mbajtësja, dhe pastaj nga priza në mur.
Kur hiqni nga priza një ngarkues, kapni dhe tërhiqni spinën, jo kordonin.
4

Bateria e karikuar plotësisht ka energji deri në 5 orë për kohë bisede dhe 100 orë kohë
në pritje. Nëse i mbani kufjet në mbajtëse, koha e pritjes është deri në 3 muaj.
Kur karikimi i baterisë është i ulët, pulson drita e kuqe treguese dhe dëgjoni një lajmërim
me zë çdo 5 minuta. Nëse keni ç’aktivizuar lajmërimet me zë, kufja tingëllon çdo 5
minuta.
Kontrolloni karikimin e baterisë
Sigurohuni që kufja është e ndezur, dhe prekeni dhe mbajeni shtypur për 2 sekonda.
Një lajmërim me zë ju tregon nivelin e karikimit të baterisë.