Çiftoni dhe lidhni kufjen me celularin tuaj
Përpara se të përdorni kufjen, duhet ta çiftoni dhe ta lidhni atë me një pajisje
kompatibël.
1 Për të fikur kufjen, shtypni dhe mbani shtypur për 4 sekonda.
2 Ndizeni pajisjen për ta çiftuar.
3 Nëse nuk e keni çiftuar asnjëherë kufjen me një pajisje, ose keni fshirë çiftimet e
pajisjeve, ndizeni kufjen.
Nëse e keni çiftuar kufjen më parë me një pajisje tjetër, shtypni dhe mbani shtypur
për 5 sekonda.
5
Modaliteti i çiftimit aktivizohet, dhe një dritë treguese blu fillon të pulsojë shpejt.
Ndiqni lajmërimet me zë.
4 Brenda 3 minutash, aktivizoni Bluetooth-in në pajisje, dhe vendoseni që të kërkojë
për pajisje Bluetooth. Për hollësi, shikoni manualin e përdorimit të pajisjes.
5 Zgjidhni kufjen nga lista e pajisjeve të gjetura.
6 Nëse kërkohet vendosni kodin 0000.
Mund ta çiftoni kufjen tuaj me 8 pajisje kompatibël, por mund ta lidhni vetëm me 2
pajisje njëkohësisht.
Me disa celularë, mund t’ju duhet ta bëni lidhjen veç e veç pas çiftimit.